Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

U përdhunua nga babai, shokon e ëma e 18-vjeçares: Mbajeni vajzën, më ktheni florinjtë!

U përdhunua nga babai, shokon e ëma e 18-vjeçares: Mbajeni vajzën, më ktheni florinjtë!
July 12
12:00 2019

Histori shokuese u transmetua në emisioin investigativ “Fiks Fare” në mbrëmjen e 9 korrikut, ku një baba kishte abuzuar për 3 vite me radhë me vajzën e tij, është kthyer sërish në qender të vëmendjes.

Pasi 18 vjeçarja mori guximin ta regjistronte dhe bënte publike rastet kur babai i saj kishte abuzuar seksualisht me të, u bë i mundur edhe arrestimi i tij nga organet kompetente në Kurbin.

Mbrëmjen e djeshme, kjo histori është rikthyer sërish në emisionin “Fiks Fare”, ku shumë kërcënime janë bërë për këtë emision dhe për gazetarët që investiguan këtë çështje. Këto kërcënime kanë ardhur nga familjarët e 18-vjeçares, ku për çudi nuk mbështesin vajzën, por babain monstër.

Nëna e vajzës së abuzuar është shprehur në një bisedë telefonike se nuk do t’ja dijë më për vajzën, por kërkon florinjtë që i fejuari i vajzës i ka blerë vajzës kur u fejuan.

“Mos më nxirr gocën, ajo le të rrijë atje ku e keni çuar. Nuk e dua në shtëpinë time. Merrjani vajzës florinjtë, se janë duke i prit miqtë te shtëpia. Të lutem shumë dua florinjtë, se ke për t’i blerë sa nuk bën më, se po më presin miqtë te shtëpia. Mbajeni mend këtë që po ju them. Ti që po më përmend mua, me çfarë do ta lash? Unë dua florinjtë në shtëpi, kaq po të them”, këto kanë qenë fjalët e nënës së vajzës së abuzuar nga babai.

Familjarët e vajzës kërkojnë vazhdimisht që vajza e tyre të kthejë unazën e fejesës, së bashku me dhuratat që i fejuari i ka bërë ditën e lidhjes së tyre.

Përdhunimin nga i ati vajza ia kishte treguar nënës së saj në fillim, e cila nuk e ka besuar.

Edhe pasi ka parë regjistrimet audio dhe video, nëna e saj nuk e ka mbështetur të bijën duke u shprehur se ajo që kishte ndodhur, kishte ndodhur./Blitz.al/

Komento
Shperndaje