Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

U fut në det për t’u larë, humb jetën i moshuari në Spille

U fut në det për t’u larë, humb jetën i moshuari në Spille
August 04
12:35 2019

Ditën e sotme policia ka raportuar për rastin e një 72-vjeçari, i cili ka ndërruar jetë në plazhin e Spillesë.

Mësohet se shtetasi me inicialet, M.K nga Elbasani, është futur në det për t’u larë dhe ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak.

Blutë bëjnë me dije se pavarësisht ndihmës së rojeve dhe pushuesve, ai nuk mundi të shpëtojë dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 04.08.2019,rreth orës 11:00, në Spille, shtetasi M.K., rreth 72 vjeç, banues në Elbasan, është futur në det dhe dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share