Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tronditet Vlora, burri vret gruan me levë hekuri

Tronditet Vlora, burri vret gruan me levë hekuri
June 25
13:19 2019

Një krim i rëndë në familje ka tronditur sërish vendin. Një burrë ka vrarë bashkëshorten e tij në Vlorë, duke e goditur me levë hekuri.

Krimi makabër ka ndodhur në fshatin Babicë e Madhe të qytetit bregdetar, pas një konflikti mes çiftit. Policia ka shoqëruar bashkëshortin e viktimës.

“BalkanWeb” raporton se autori i krimit është 56-vjeçari Lavdosh Sulo, ndërsa viktimë ka mbetur Laureta Sulo.

Mësohet se shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet se ka qenë xhelozia. Mësohet se burri nuk është ndalur së godituri bashkëshorten me thikë dhe levë hekuri.

Njoftimi i policisë:

Në orën 12:52, në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pas një konflikti në familje dyshohet se shtetasi L. S., 56 vjeç, ka goditur me mjet të fortë (levë hekuri) bashkëshorten e tij 44 vjeçare L.S.

E dëmtuara u shoqërua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, por për shkak të dëmtimeve të marra në orën 13:30, njofton Spitali se ka ndërruar jetë.

Policia ka shoqëruar menjëherë bashkëshortin, shtetasin L.S., si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen për të cilin po vijojnë veprimet e mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje