Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tjetër viktimë në bregdet, mbytet pushuesi në plazhin e Tales

Tjetër viktimë në bregdet, mbytet pushuesi në plazhin e Tales
July 09
14:50 2019

Një tjetër pushues ka mbetur viktimë e detit në Shqipëri, gjatë këtij sezoni turistik.

Policia njofton se është mbytur në Plazhin e Tales, në Lezhë, i moshuari me iniciale D. F., banues në Shkodër.

Jo më larg se dje, një 70 vjeçar humbi jetën në plazhin e Durrësit pas një ataku kardiak që pësoi menjëherë sapo u fut të lahej në det.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 09.07.2019, në Tale, Lezhë është mbytur në det shtetasi D.F., 76 vjeç, banues në Shkodër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje