Tiranë – Zjarr në një punishte druri dhe në një fabrikë zifti

August 25
19:06
2016
Janë regjistruar dy vatra zjarri pasditen e sotme në Tiranë.
Një fabrikë zifti në rrugën “5 maji” dhe një punishte druri në fshatin Çerek janë përfshirë nga flakët.
Sipas asaj që raporton “Balkanweb”, zjarri në punishten e drurit ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke qenë se është përhapur në të gjithë ambientin. Nuk janë zbuluar ende shkaqet e ngjarjes.
Ndërkohë që në punishten e drurit kanë mbërritur 5 zjarrfikëse për të shuar zjarrin, 2 të tjera kanë shkuar në fabrikën e ziftit.
Sipas të dhënave nuk ka asnjë person të lënduar. /Blitz.al/