Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Të shtëna me armë në Shkodër, gjendet një person i plagosur në kanal

Të shtëna me armë në Shkodër, gjendet një person i plagosur në kanal
August 21
13:16 2019

Një person ka mbetur i plagosur në Bushat të Shkodrës. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për dokumentimin e ngjarjes.

Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa i plagosuri po transportohet me urgjencë drejt spitalit rajonal të qytetit.

I plagosuri, idetiteti i të cilit nuk bëhet me dije, u gjet nga kalimtarët e rastit në një kanal në zonën e Bushatit. Policia ka ngritur postblloqe në rrugët kryesore dhe po punon për identifikimin e më pas kapjen e autorit./Blitz.al/

Komento
Shperndaje