Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

E rëndë, sulmohet autobusi me shqiptarë në Serbi

E rëndë, sulmohet autobusi me shqiptarë në Serbi
August 25
12:19 2019

Autobusi i linjës Prishtinë-Frankfurt është sulmuar mbrëmë në Krushevac të Serbisë. Me këtë autobus po udhëtonin shqiptarët e Kosovës, të cilat  kishin si destinacion final disa qytete të shtetit gjerman. Nga sulmi ka pasur vetëm dëme materiale ku është thyer xhami i parë i autobusit.

Mjeti ishte duke kaluar në Krushevac kur është gjuajtur me gurë në drejtim të tij, raportojnë mediat kosovare.

Edhe pse i përkiste një agjencie kosovare, autobusi është me targa të Shqipërisë.

Policia serbe ka nisur hetimet për rastin dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e agresorëve./Blitz.al/

Burimi: BallkanWeb

Komento
Shperndaje