Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Stuhi të forta dhe rrebeshe shiu, qarku i Beratit në errësirë totale

Stuhi të forta dhe rrebeshe shiu, qarku i Beratit në errësirë totale
July 10
19:23 2019

Stuhi të forta ere dhe rrebeshe shiu kanë pushtuar pasditen e sotme qytetin e Beratit,duke rrezikuar seriozisht rrëzimin e pishave e pemëve në akset nacionale.

Stuhitë e fuqishme kanë detyruar të gjitha bizneset të mbyllin qepenat për më shumë se gjysmë ore, ndërkohë që rrugët e qytetit janë mbuluar nga pluhuri,gurët dhe degët e pemëve që janë këputur nga era.

Menjëherë në rrugë kanë dalë shërbimet zjarrëfikëse, për të qenë në gadishmëri për çdo situatë të mundshme që mund të krijohej. Stuhia e fortë ka lënë pa drita gjithë qarkun e Beratit,që prej orës 18:00 të pasdites së sotme.

Burime të KESH-it Rajoni Berat nuk japin asnjë informacion në lidhje me situatën e krijuar,duke mos konfirmuar nëse kemi të bëjmë me ndonjë defekt të shkaktuar nga era, me dëmtime të kabinave elektrike etj,ndërkohë që nuk konfirmohet as fakti se kur do të rikthehet energjia elektrike në qarkun e Beratit./Blitz.al/

Burimi: Top Channel

Komento
Shperndaje