Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studentja që i hodhi salcë ministres: “Kishim kohë që e ndiqnim ministren Nikolla”

Studentja që i hodhi salcë ministres: “Kishim kohë që e ndiqnim ministren Nikolla”
November 18
21:21 2016

E ftuar në emisionin e së premtes në mbrëmje, “Zonë e lirë” ishte një nga personazhet më të përfolur të momentit, Mirela Ruko.

Ajo ka treguar disa detaje të aktit të saj të protestës ndaj ministres së Arsimit teksa bisedonte me moderatorin e emisionit, Arjan Çani.

“Ishim nja 10 veta të pranishëm në mbledhjen e FRESSH-it te piramida, por nuk e dinim që do të vinte ministrja në atë mbledhje”, – ka thënë Mirela. Më pas, kur është pyetur nëse e kanë ndjekur ministren, studentja është përgjigjur: “Të jem e sinqertë, po. E kemi ndjekur”.

Ajo ka treguar se nuk ishte një akt personal, sepse gjithkush që është pjesë e “Lëvizjes për universitetin” do ta bënte një gjë të tillë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje