Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Skandal) Agjencia Kombëtare e Provimeve gabon zgjidhjen e ushtrimit të Maturës Shtetërore

(Skandal) Agjencia Kombëtare e Provimeve gabon zgjidhjen e ushtrimit të Maturës Shtetërore
June 25
18:25 2016

 

 

Ditën e premte, mbi 40,000 maturantë nga i gjithë vendi i janë nënshtruar testeve të fundit të maturës, atyre me zgjedhje.

Menjëherë pas përfundimit të provimit në orën 13.00, përveç atij të gjuhës së huaj angleze, maturantët kanë qenë në pritje për gati 4 orë të skemave të vlerësimit për secilën lëndë.

Ajo që i ka revoltuar nxënësit ka qenë skema e zgjidhjes së testit të matematikës së thelluar, ku vetë ata kanë “kapur mat” hartuesen e testit.

Ushtrimi në fjalë është ushtrimi 13, ku nxënësve u është kërkuar të gjejnë sipërfaqen e dy grafikëve, por vetë hartuesja, mesa duket, nuk ka arritur ta gjejë saktë.

Rezultati i publikuar në AKP.gov.al është 1/6, por sipas logjikës së mbledhjes së thyesave, rezultati del 7/3.

Një sqarim nga ministria apo nga vetë zv.ministrja akoma nuk është publikuar, por është diçka që duhet bërë. Justifikimi me atë të gabimit njerëzor bie poshtë pasi përgjigjet kontrollohen nga specialistë, që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë për të bërë një testim dinjitoz dhe të merituar të nxënësve pa dallime.

Për këtë vit, nuk është hera e parë që maturantët ankohen për mënyrën e mbarëvajtjes apo të zhvillimit të procesit të provimeve të maturës, por si çdo herë tjetër, asnjë ankesë nuk është marrë parasysh, paçka se këto “gabime” ndikojnë në të ardhmen dhe arsimimin e një brezi të tërë.

Nëse do të rishikohet ky gabim apo jo, kjo gjë duhet parë…

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje