Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shqiptarët “ngrenë” në këmbë policinë e Zvicrës, një i plagosur rëndë!

Shqiptarët “ngrenë” në këmbë policinë e Zvicrës, një i plagosur rëndë!
September 24
09:40 2017

Mbrëmjen e kaluar, lagjja Charmilles në Gjeneve është tronditur nga një sërë të shtënash, ku një person ka qëlluar në drejtim të një personi tjetër, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.

Tribune de Geneve shkruan se policia kishte marrë shumë thirrje për ngjarjen e ndodhur në këtë hapësirë publike.

Më vonë, një i dyshuara u arrestua në zonë ndërkohë që i plagosuri me një plumb në gjoks është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Mjaft qytetarë dëshmojnë se në këtë zonë është vendosur forcë e madhe policore të cilët po mbajnë nën kontroll zonën. /Blitz.al/

Shperndaje