Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Shqipëria mban vendin e parë në gjithë Europën për martesat, dhe këto janë qytetet me shifrat më të larta

Shqipëria mban vendin e parë në gjithë Europën për martesat, dhe këto janë qytetet me shifrat më të larta
February 15
20:16 2019

Shqipëria ka numrin më të lartë të njerëzve që janë martuar në krahasim me vendet e tjera të Europës. Gjatë vitit 2017 u lidhën rreth 8 martesa për 1000 persona, sipas të dhënave të përpunuara nga “Monitor” bazuar në numrin e martesave të publikuara nga INSTAT.

Në Serbi numri i martesave ishte 5.1 martesa për 1000 banorë, në Malin e Zi 5.3 dhe në Maqedoni me 6.6 për 1000 martesa. Mesatarja e martesave në të gjithë Bashkimin Europian ishte 4.3 për 1000 banorë.

Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2017, vendet e Bashkimit Europian me numrin më të madh të martesave në raport me popullsinë ishin Lituania (7.5 martesa për 1,000 banorë) dhe Rumania (7.3). Këto u pasuan nga Qiproja dhe Letonia (të dyja 6,8) dhe Malta (6,3).

Në të kundërt, norma më të ulët e martesave në të gjithë Europës ishte 3 martesa për 1,000 banorë, të cilat u raportuan në Slloveni (3.1), Itali dhe Luksemburg (të dyja 3.2) dhe Portugali (3.3).

Por martesat në vendin tonë janë në rënie, duke qenë se në 2015 këto vlera ishin 8.7 për 1000 banorë. Nëse bëjmë një krahasim për qytetet e vendit, në krye qëndron Lezha me 10.2 për 1000 banorë.

Përveç Lezhës, qarqe të tjera që kanë një numër më të lartë se mesatarja kombëtare për martesat e lidhura janë Berati me 9.2 martesa për 1000 banorë, Dibra me 8.7, Durrësi dhe Fieri me respektivisht 8.3 dhe Elbasani me 8.2.

Rekordin më të ulët për martesat e lidhura gjatë 2017-s e mban kryeqyteti, ku u lidhën 6.8 martesa për 1000 banorë, apo rreth 4 martesa më pak se në Lezhë.

Burimi: Monitor.al

via GIPHY

Share