Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpërthim në qendër të Tiranës

April 17
02:28 2016

Kryeqyteti është tronditur pak minuta më parë nga një shpërthim i fuqishëm në zonën e stadiumit Dinamo.

Sipas të dhënave paraprake, ka pasur një shpërthim pranë  një automjet i tipit Ford, ngjyrë gri me targa AA 234 HN. Forca të shumta zjarrëfikëse dhe policore ndodhen në vendngjarje, por nuk ende të dhëna për të lënduar.

Sic shihet edhe në videon bashkangjitur, makina gri ka qenë shumë pranë objektit, c’ka konfuzoi forcat e rendit nëse kishte shpërthyer makina apo ndërtesa.

Aktualisht, policia po tenton të mbajë larg gazetarët dhe qytetarët e shumtë të tronditur që ndodhen në vendngjarje për të shmangur mundësine e dëmtimit të qytetarëve në rast të një shperthimi tjetër të mundshëm .

Shperndaje