Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shifra si në kohë lufte: “2120 shqiptarë humbin jetën nga ndotja e ajrit në vit!”

Shifra si në kohë lufte: “2120 shqiptarë humbin jetën nga ndotja e ajrit në vit!”
January 13
16:32 2018

Problemi i ndotjes së ajrit vazhdon dita ditës të na shqetësojë të gjithë, që nga më të rinjtë e deri te më të vjetrit. Kjo për arsyen e thjeshtë sepse normat janë përtej vlerave të lejuara nga Bashkimi Evropian.

Sipas raportimit të Agjencisë Evropiane të Mjedisit, në vitin 2016, plot 2120 shqiptarë kanë humbur jetën për shkak të ndotjes së ajrit.

Kjo shifër është bërë publike me rastin e Javës Evropiane të Lëvizshmërisë, ku Ministria e Mjedisit ka organizuar një aktivitet sensibilizues.

“Është fakt që Shqipëria ka një problem madhor me ajrin urban dhe kjo është pasqyruar edhe në raportin më të fundit të Agjencisë Evropiane të Mjedisit, në vitin 2016, ku Shqipëria ka 2120 vdekje në vit nga ndotja e ajrit”, – thotë Agron Deliu, specialist i cilësisë së ajrit në Institutin e Shëndetit Publik në Shqipëri. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje