Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Samiti në Sarajevë: Ilir Meta kërkon njohjen e Kosovës, kryeministrja serbe kundërpërgjigjet me ironi

Samiti në Sarajevë: Ilir Meta kërkon njohjen e Kosovës, kryeministrja serbe kundërpërgjigjet me ironi
July 09
13:38 2019

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori sot pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore (SEECP), që po mbahet në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve të vendeve të Europës Juglindore.

Gjatë fjalës së tij , Presidenti ka shprehur keqardhjen e tij që Kosova nuk ka marrë pjesë në të. Ndër të tjera, Meta ka theksuar se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe duhet të trajtohet me respekt. Pikërisht deklaratë kjo që ka ngjallur reagimin e ashpër të Anna Brnabic, kryeministres serbe, e cila është kundërpërgjigjur menjëherë.

Pas fjalimit të Metës, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, e mori fjalën menjëherë për t’iu kundërpërgjigjur Presidentit të Shqipërisë: “Në këtë tryezë ka disa vende që nuk e njohin Kosovën, dhe unë sugjeroj që të mos ketë përplasje për këtë çështje mes shteteve të tjera”.-është përgjigjur ajo.

“Më vjen keq që përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme të Prishtinë nuk janë këtu. Kjo tregon se çfarë bashkëpunimi dëshiron Prishtina”- ka shtuar ajo me ironi.

Kujtojmë se Kosova e refuzoi ftesën në Samit duke e cilësuar si “si denigruese”, pasi në të Hashim Thaçi nuk ftohej si President i Kosovës dhe Kosova vetë përcaktohej si e panjohur nga disa shtete./Blitz.al/

Komento
Shperndaje