Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Samiti europian: Shqipëria duhet të reagojë

Samiti europian: Shqipëria duhet të reagojë
March 16
11:35 2016

 

Në një takim parapërgatitor të samitit evropian, 28 ministra të qeverive të BE-së miratuan një ndihmë emergjente për krizën e emigrantëve, me 700 milionë euro në tërësi. Në takim u diskutua për emigracionin, tregun e brendshëm dhe marrëdhëniet jashtë BE-së. Italia shprehu angazhimin e saj për  krizën e refugjatëve duke theksuar se vende si Shqipëria, Maqedonia dhe Bullgaria duhet të japin të njëjtën vëmendje dhe energji  në lidhje me kufirin e jashtëm.  Ministri i holandez pohoi: “Është thënë shumë për emigracionin, por një gjë është e qartë: qëllimi ynë është të menaxhojmë fluksin e emigrantëve dhe refugjatëve, ku elementi kyç është shkatërrimi i modelit të biznesit të trafikantëve”.

Të premten pritet që komisioneri Avramopulos të vizitojë Tiranën për të diskutuar rreth menaxhimit të krizës së emigracionit dhe luftën kundër trafikimit ilegal e terrorizmit.

Shperndaje