Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rriten masat e sigurisë në portet e Shqipërisë

Rriten masat e sigurisë në portet e Shqipërisë
March 24
15:34 2016

 

Pas ditës së martë, ku në Bruksel ndodhën aktet terroriste, Policia e Shqipërisë vendosi të rrisë masat e sigurisë në aeroportin e Rinasit, duke e ngritur nivelin e rrezikut në ngjyrën portokalli.

Mirëpo, burime zyrtare bëjnë me dije se ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, ka kërkuar rritje të sigurisë edhe në porte, duke shtuar testet e sigurisë për portet e Durrësit, Vlorës dhe Shëngjinit.

Një nga masat e sigurisë është rritja e kontrolleve dhe procedurave të verifikimit si në hyrje, ashtu edhe në dalje të porteve për udhëtarët që zgjedhin rrugët detare për udhëtimet e tyre.

 

Komento
Shperndaje