Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rreziku nga ushqimet: makaronat me miza trembin qytetarët

Rreziku nga ushqimet: makaronat me miza trembin qytetarët
August 01
17:52 2016

Jetojmë në periudhën kur është më e lehtë dhe më produktive të denoncosh nëpërmjet rrjeteve sociale sesa në institucionet përgjegjëse, për problemet e ndryshme.

Rrjedhimisht, portalet janë shndërruar në “organe” denoncuese të fenomeneve, të produkteve apo të markave të ndryshme ndoshta edhe pa u kujdesur për cilësinë e informacionit që zotërojnë.

Një gjë të tillë ka bërë edhe faqja “Jeta Osh Qef” ditën e djeshme, e cila ka publikuar një video të një pakoje makaronash, të cilat në brendësi veç makaronave kanë edhe miza të cilat ecin lirisht.

Një pamje “e frikshme” kjo për konsumatorët, të cilët u besojnë marketeve të ndryshme me shpresën se do të blejnë produkte të paskaduara e të kontrolluara mirë, por ja çfarë ndodh…

“Bëhet fjalë për makaronat “Divella” të blera në “Big Market” në Tiranë, ndaj njerëz tregohuni më të kujdesshëm në produktet që blini”, – shkruan stafi i “Jeta Osh Qef”, duke iu drejtuar kështu mbi 1 milion e gjysmë ndjekësve të saj, të kenë kujdes nga këto marka. /Blitz.al/


Etiketimet
Shperndaje