Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrëfimi i ekspertit të OSSHEE për aferën e privatizimit të ERE-s

Rrëfimi i ekspertit të OSSHEE për aferën e privatizimit të ERE-s
November 27
21:48 2016

Romeo Kara: Nuel Kalaj mori 100 herë në telefon kryeministrin Berisha në 2006

 

Eksperti ligjor i OSSHEE Romeo Kara, ka rrëfyer në një intervistë nga gazetari Donald Jorgoni për emisionin Exclusive në Top Channel aferën e privatizimit të ERE-s çekëve të CEZ shpërndarje në vitin 2008.

Në intervisten e tij Kara ka treguar për herë të para disa detaje të çështjes dhe hetimeve deri më sot, si dhe politikanët e lartë e ministrat e përfshirë në privatizimin që i kushtoi shtetit shqiptar miliona euro. Sipas Kara, privatizimi i ERE-s nuk është bërë me garë të hapur siç u tha, sepse ka dyshime që ish-kryeministri Berisha është kontaktuar shumë herë nga sekseri i çekëve, Nuel Kalaj.

“Brenda 1 muaji Nuel Kalaj ka telefonuar mbi 100 herë kryeministrin Berisha në vitet 2006. Mua më është ofruar një informacion i tillë nga një qytetar nga Gjakova. Duket se është i saktë edhe pse unë nuk kam mundësi ta vërifikoj këtë informacion.

Por këto janë pjesë e punës së komisionit hetimor”,- tha Kara.

“Kontakti i parë me këtë çështje më ka shtyrë të investigoj mënyrën e privatizimit të OSSHE, sepse luhej me 107 milion euro dhe interesat e shtetit ishin kardinale.

Produktin e kësaj pune ia dërgova z. Gjiknuri, i cili ia ka referuar prokurorisë, por mesa kam marrë vesh prokuroria e ka mbyllur çështjen. Privatizimi ishte me prokurim publik në vitin 2008, por telefonatat e mëparshme dhe kontaktet që ne 2006 tregon se konkurrenca nuk ka qenë e ndershme”,- tregon Kara.

Më tej Kara tregon se akti i një VKM-je të vitit 2009 për privatizimin e OSSHEE i ka kushtuar shtetit shqiptar 55 milion euro. Sipas tij, ky vendim ka qenë me shumë gabime ligjore, dhe edhe pse Banka Botërore dha ok, ajo jep mendime por jo vendime sepse ato duhej t’i merrte qeveria.

“Është e papranueshme që çekët i drejtohen ish zv ministrit Bozdo, që neve në mënyrë miqësore jemi të detyruar të ngrejmë një padi ndaj nesh, që nuk lejonte kundërpadinë, në arbitrazh, kjo në vitin 2013.

U njoftua padia dhe mënyra si do ngrihej kjo padi. Pala çeke u tregua e zgjuar dhe na paditi për mbrojtje investimi, sepse ne nuk kishim mundësi t’i mbronim pronat e tyre, ndaj ishte e pamundur të mos merrnim një gjobë të majme”-tha eksperti.

Kara shtoi se në privatizim ka marrë pjesë z. Ruli dhe Z.Prifti, dhe se sipas tij janë shkelur dhjetra procedura duke luajtur edhe me çmimet e energjisë.

Ndërkohë Kara tregon se po vijon edhe aktualisht punën për të rekuperuar dëmet e kësaj çështjeje:

“Unë merrem dhe tani me çështjen DIA, dhe rekuperimin e dëmeve që ka pësuar shteti shqiptar nga Ismailaj.Vazhdojmë në gjykatën civile çështjen. Qëllimi është që të zbulojmë autorët e këtyre shkeljeve të mëdha të bëra në kurriz të shtetit shqiptar”.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje