Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Rikthehet” Gërdeci

March 15
20:30 2016

Ditën e sotme, gazeta “Tema” ka publikuar një video ku shfaqen disa momente nga shpërthimi në Gërdec.
Videoja është xhiruar nga një amerikan, bashkëpunëtor i Mihal Delijorgjit në biznesin e çmontimit të armëve në fshatin fatkeq.

Në sekuenca të caktuara të videos mund të dëgjohet zëri i një burri, që sipas gazetës “Tema” i përket amerikanit në fjalë, duke komunikuar me Kiçon, vëllain e Delijorgjit. Bashkëpunëtori i Delijorgjit dëgjohet të thotë: “This is an explosion. Did you understand? Call Mihal immediately!” (Është një shpërthim. Kupton? Lajmëro menjëherë Mihalin!)

Mihal Delijorgji ishte njëri nga 15 të arrestuarit për çështjen “Gërdeci”, por që arriti të linte qelinë e burgut para të ndaluarve të tjerë. Ai u dëmshpërblye nga shteti shqiptar me plot 15.000 dollarë, me vendim të Gjykatës së Strasburgut, për “shkaktim stresi”, me fjalë të thjeshta.

Shkaktari apo shkaktarët (e vërtetë) e tragjedisë së 15 marsit nuk kanë dalë akoma para drejtësisë, edhe pse dosja për këtë çështje është mbyllur nga organet kompetente.

 

 

 

Komento
Shperndaje