Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sulmi në Mynih, e Diela shpallet ditë zie kombëtare në Kosovë

Sulmi në Mynih, e Diela shpallet ditë zie kombëtare në Kosovë
July 23
15:05 2016

Në mes të viktimave të sulmit të Mynihut, pasditen e djeshme ishin edhe 3 shqiptarë nga Kosova.

Ky fakt ka bërë që presidenti i vendit, Hashim Thaçi ta shpallë ditën e dielë, ditë zie kombëtarë për Kosovën.

Këtë gjë Thaçi e ka bërë të ditur në Facebook ku shkruan: “Vendosa të shpall Ditë Zie ditën e dielë për të nderuar viktimat me prejardhje nga Kosova të sulmit terrorist në Mynih. Ky akt i dhunës ka prekur zemrat tona dhe ndërgjegjën e Europës. Familjeve të viktimave iu shprehi ngushëllime të thella. Unë dhe populli i Kosovës përkulet para tyre. Janë heronj të luftës për liritë dhe vlerat e përbashkëta në Europë. HTH”

Komento
Shperndaje