Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Shpërthim pranë Kuvendit të Kosovës, reagon Hashim Thaçi dhe AAK

Shpërthim pranë Kuvendit të Kosovës, reagon Hashim Thaçi dhe AAK
August 05
09:17 2016

Pak para mesnate, një shpërthim i madh ka ndodhur pranë Kuvendit të Kosovës. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë që kanë rrethuar të gjithë zonën. Ende nuk janë zbardhur detaje të tjera mbi shkakun e këtij sulmi, por disa media kanë raportuar se kanë qenë dy persona me motoçikletë që e kanë shkaktuar të gjithë trazirën.

Ndërkohë ka reaguar në një deklaratë edhe partia AAK: “Ngjarja e sotme në Prishtinë është një akt kriminal, i cili kërkon zbardhje urgjente. Sulmi në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës është një sulm mbi shtetin dhe mbi demokracinë, është një sulm mbi të gjithë qytetarët e Kosovës. Kushdo që qëndron prapa këtij shpërthimi apo sulmi, çfarëdo që të jetë ai, është kundër Kosovës dhe qytetarëve të saj”, – kanë thënë në një deklaratë përfaqësues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ka reaguar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mbi sulmin pranë Kuvendit të Kosovës.

“Dhuna sjell frikë, frika sjell urrejtje dhe urrejtja sjell pastaj edhe më shumë dhunë. Mund të mos pajtohemi për shumë gjëra, por ajo për të cilën të gjithë duhet të pajtohemi është se dhuna nuk duhet të ketë vend në Kosovën tonë. Kam besim se organet e drejtësisë do t’i identifikojnë sulmuesit dhe do ta zbardhnin rastin. Dhe kam besim se të gjithë do të bashkohemi dhe nuk do të lejojmë që dhuna të zëjë vend në shoqërinë tonë…” – ka thënë Hashim Thaçi. /Blitz.al/

 

Shperndaje