Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sërish trazira në Kosovë, gaz lotsjellës në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm

Sërish trazira në Kosovë, gaz lotsjellës në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm
August 09
12:24 2016

Pikërisht në momentin kur është bërë gati votimi i Projektligjit për Demarkacionin, në takimin e Komisionit për Punë të Jashtme në Prishtinë, deputetët e opozitës kanë hedhur gaz lotsjellës.

Si pasojë e kësaj të gjithë janë larguar nga salla. Më herët në komision pati një debat të nxehtë nga ana e anëtarëve pasi Puhie Demaku e Vetëvendosjes, anëtare e këtij Komisioni, tha se “ky projektligj duhet të hidhet poshtë dhe nëse ne e kalojmë atë atëherë bëhemi bashkëpjesëmarrës në këtë krim”.

Këto debate janë të shpeshta përsa i përket kësaj teme sepse bëhet fjalë për kufirin shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi. /Blitz.al/

 

Shperndaje