Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Refugjatët sirianë tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin maqedonas

Refugjatët sirianë tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin maqedonas
March 15
20:46 2016

Maqedonia ka bërë me dije paraprakisht se ka mbyllur kufirin për refugjatët sirianë dhe nuk mund t’i lejojë ata as të qëndrojnë brenda territorit maqedonas dhe as ta përdorin këtë të fundit si trajektore për të kaluar në destinacionet e tyre nëpër Europë.

Mirëpo 700 emigrantë, që aktualisht janë strehuar në kufirin grek, kanë tentuar të kalojnë ilegalisht në tokën maqedonase. Ata janë kapur nga autoritetet kufitare dhe do të kthehen sërish në Greqi.

Ndërkohë, bashkë me ta po kalonin ilegalisht edhe 20 gazetarë, të cilët u dërguan në një rajon policie.

 

 

Komento
Shperndaje