Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë, mbledhje të përbashkët sot në Prishtinë

Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë, mbledhje të përbashkët sot në Prishtinë
June 03
11:48 2016

Sot në Prishtinë mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës. Ky takim do të zhvillohet në Bibliotekën Kombëtare dhe pritet të nënshkruhen shtatë marrëveshje në fusha të ndryshme midis dy vendeve.

Kryeministri Rama dhe homologu i tij, Isa Mustafa, janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit jashtë Bibliotekës Kombëtare, ku fill pas shtrëngimit të duarve mes tyre ka nisur dhe himni shqiptar.

Pas mbledhjes do të ketë edhe një konferencë për shtyp nga dy kryeministrat Rama dhe Mustafa që pritet të mbahet në orën 12:40.

Komento
Shperndaje