Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Që prej 17 prillit kufiri Maqedoni-Kosovë do të kalohet vetëm me letërnjoftime

Që prej 17 prillit kufiri Maqedoni-Kosovë do të kalohet vetëm me letërnjoftime
April 14
14:39 2016

Duke filluar nga e diela e ardhshme, qytetarët e Maqedonisë dhe Kosovës do të mund të lëvizin nëpër territoret respektive vetëm duke përdorur letërnjoftimet (kartat e identitetit).

Ky lajm, vjen fill pas marrëveshjes së dy vendeve për lëvizje të lirë. Të dielën, më 17 prill 2016, do të mbahet edhe një ceremoni simbolike në kufirin midis dy vendeve, ku të pranishëm do të jenë ministrat e Brendshëm.

Kushti i vetëm për kalimin me letërnjoftime është që këto të fundit të jenë biometrike. Me këtë marrëveshje, Kosovës i shtohet edhe një vend tjetër ku kalimi i qytetarëve mund të bëhet edhe vetëm me kartë identiteti, pas Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje