Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Opozita e Kosovës nuk merr pjesë në Kuvend, vazhdojnë të paguhen deputetët

Opozita e Kosovës nuk merr pjesë në Kuvend, vazhdojnë të paguhen deputetët
March 15
21:50 2016

Gjendja politike nuk shfaqet e qetë në Kosovë, ku opozitarët kanë vendosur të bojkotojnë punët e parlamentit. Sipas rregullores, ata nuk mund të mungojnë më shumë se 6 muaj në parlament pa dorëzuar mandatin. Ky rregull u lejon të mos jenë prezentë për 6 muaj, por gjatë kësaj kohe ata vazhdojnë të marrin normalisht pagën.

Çfarë ka shkaktuar debat është se paga e këtyre deputetëve është 1488 euro, plus shtesave për kushte apo faktorë të tjerë të jashtëm për secilin prej tyre. Një shumë e madhe parash nga buxheti i shtetit shkon për pagat e deputetëve të cilët as nuk janë aktivë në Kuvend.

Për këtë është pyetur edhe sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, i cili është përgjigjur se deputetët që do të bojkotojnë seancat do të vazhdojnë të marrin rrogë sepse kështu thotë rregullorja.

Komento
Shperndaje