Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kufomat e gjetura në bunker, identifikohet i shumëkërkuari i policisë

Kufomat e gjetura në bunker, identifikohet i shumëkërkuari i policisë
April 18
09:32 2016

Një ditë pas gjetjes së dy kufomave në një bunker në mes të pyllit në Fushë Mejdan, detaje të reja janë zbuluar nga policia. Mësohet se dy kufomat e dekompozuara kanë qenë të lidhura me litarë dhe u gjetën larg prej strehës ku mendohet se qëndronin. Gjatë kontrollit në strehë u gjetën dyshekë, batanije, konserva dhe plastmasë. Gjithashtu, nga këqyrja e vendit të ngjarjes, nuk janë vërejtur dëmtime në kostumet sportive të çiftit.

Nga informacionet e para, bëhet me dije se është identifikuar vetëm viktima mashkull, Agim Madani, i shumëkërkuar nga autoritetet e Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë. Viktima akuzohej për vrasje, përdhunim e grabitje. 50-vjeçari ishte shpallur në kërkim nën akuzën e vrasjes së shokut të tij në vitin 2014, Shpëtim Sinani, të cilin e qëlloi për vdekje pak kohë pasi ishte lënë me leje nga burgu i Shënkollit. Prej atij momenti, Madani kërkohej nga policia shqiptare dhe ajo kosovare. Policia kosovare e ka identifikuar atë si autor të një serie grabitjesh, ndërsa akuzohet dhe për plagosjen e një punonjëse policie në Pejë, shkruan “lajmi.net”.

Për viktiminës femër mbetet ende mister identiteti dhe vdekja e saj. Policia ka përjashtuar paraprakisht krimin, pasi nuk ka shenja dhune apo goditje me armë zjarri te të dy viktimat. Ekspertiza pritet që të zbulojë nëse ka ndodhur ndonjë helmim i qëllimshëm, apo në ç’rrethana të tjera ka ndodhur vdekja e dyfishtë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje