Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kryeministri Mustafa kërcënon gazetarin: “Ki me ma pagu shtrenjtë këtë!”

Kryeministri Mustafa kërcënon gazetarin: “Ki me ma pagu shtrenjtë këtë!”
March 21
12:48 2016

Një artikull në gazetë nga gazetari Vehbi Kajtazi mbi vëllain e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, është bërë shkak për një përplasje mes tyre.

Në artikull, gazetari Kajtazi thotë ndër të tjera se vëllai i kryeministrit kërkon azil në Francë dhe Gjermani. Pas publikimit të këtij artikulli, kryeministri e ka marrë personalisht në telefon Kajtazin nëpërmjet aplikacionit Viber dhe e ka nisur bisedën duke u prezantuar e më pas ka vazhduar: “Ti a nuk pate me çka me u marrë a veç me vëllain  tem a?” Ndërkohë që gazetari ka filluar të shpjegohej mbi artikullin, kryeministri Mustafa ka befasuar me përgjigjen e tij duke thënë: “Vëllau jem nuk osht në dorën teme, por në dorën e sëmundjes. Ka kancer në fyt more qen bir qeni. Ki me ma pagu shtrenjtë këtë”.

Pas këtij incidenti në telefon, gazetari është shprehur se e ka pasur të pamundur të komunikojë me kryeministrin pasi ai nuk ia hap telefonin.

Shperndaje