Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kosovë: Gjenden 50 çanta me koktej molotovi në depon e Vetëvendosjes

Kosovë: Gjenden 50 çanta me koktej molotovi në depon e Vetëvendosjes
September 01
12:08 2016

Në lagjen “Dardania” në Prishtinë policia ka gjetur 50 çanta me koktej molotovi në një nga depot e Lëvizjes Vetëvendosja.

Në çanta janë gjetur edhe shishe me benzinë dhe kjo është raportuar nga zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

Në një njoftim zyrtar të policisë është thënë gjithashtu se autoritetet përkatëse janë përfshirë për t’u angazhuar tërësisht në garantimin e rendit, sigurisë dhe qetësisë publike.

Tani pritet vendimi që Policia e Kosovës, në bashkëpunim me organet gjyqësore, do të marrin lidhur me çantat e gjetura. /Blitz.al/

Shperndaje