Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kaos në Kosovë – Opozita kundër demarkacionit, paralajmërohen protesta

Kaos në Kosovë – Opozita kundër demarkacionit, paralajmërohen protesta
August 22
10:17 2016

Opozita, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë lajmëruar se do të marrin pjesë në seancën parlamentare të 1 shtatorit por do të votojnë kundër marrëveshjes për demarkacionit me Malin e Zi.

Ylli Hoxha nga Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar edhe protesta pikërisht në datën 1 shtator.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kundërshton dhe kërkon nga deputetët që të votojnë kundër këtij qëndrimi të qeverisë, sepse konsiderojmë se Kosova po humbë territor, duke u bazuar në ekspertizën e ekspertëve më eminent, madje edhe të atyre që i takojnë pozitës. Ne nuk jemi pjesë e organizimit të protestës. Por, normalisht, është e drejtë qytetare e kujtdo që të dalë në kundërshtim të kësaj marrëveshje” – ka thënë nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ndërkohë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa, vazhdimisht bëjnë thirrje që të votohet ratifikimi i Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi sepse ky është i vetmi kusht që i ka mbetur Kosovës për të siguruar liberalizimin e vizave. /Blitz.al/

Shperndaje