Blitz

 Breaking News

Italia në izolim, rritet niveli i pedofilisë

Italia në izolim, rritet niveli i pedofilisë
April 18
16:09 2020

Autoritetet italiane informojnë se në rreth një muaj nën masa izolimi, janë shtuar me 40% denoncimet kundër krimit të pedofilisë e pedopornografisë online.

Themeluesi i fondacionit “Metter” në mbrojtje të viktimave të pedofilisë, At Fortunato di Noto gjatë një videokonference për shtyp ka informuar sot se përgjatë një muaji, nga fillimi i muajit mars deri në fillimtë muajit prill , ky fondacion ka dokumentuar dhe denoncuar tek forcat e rendit një rritje alarmuese të pedofilisë e pornografisë online.

Në portalin e tyre kanë mbërritur gajtë këtij muaji  178 denoncime për pedofili e për pedopornografi nga servera në vende të ndryshme të botës e që përfshijnë platformat Telegram, Facebook, Twitter, WhatsApp.

Janë denoncuar 234 biseda online nga profile përdoruesish me dyshime pedofilie ku janë përdorur më mijëra fotografi dhe video fëmijësh. Në vetëm në dy biseda online janë gjetur 34,252 fotografi të rreth 30 mijë fëmijëve. Është shtuar dhe numri i raportimeve javore mbi joshjet e fëmijëve e adoleshentëve o line por jo vetëm kaq. Në portalet pornografike, gjatë këtij muaji ka pasur një fluks të materialeve pedopornografike.

“Një dramë e heshtur, nën sytë tanë, thotë At Fortunato Noto. Pedofilët bëjnë festë në kohën e koronavirusit e kushtojini më shumë vëmendje fëmijërisë.”

Share