Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Intelektualët shqiptarë në Maqedoni: “Federata është zgjidhja për Maqedoninë”

Intelektualët shqiptarë në Maqedoni: “Federata është zgjidhja për Maqedoninë”
May 30
16:30 2016

Duke marrë shkas nga bashkëpunimi i partive shqiptare me ato maqedonase dhe nga gjendja e vështirë ekonomike, sociale dhe politike e shqiptarëve në Maqedoni, intelektualë të ndryshëm në shtetin fqinj janë shprehur për mundësinë e trajtimit të Republikës së Maqedonisë si një federatë.

Intelektualët, të cilët kanë kontribuar për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, janë të mendimit se duhen gjetur mënyra të reja se si 30% i komunitetit, pra shqiptarët, të jenë të barabartë me komunitetin tjetër, maqedonasit. Dhe rruga më e mirë është federata, ku shqiptarët mund të kenë një organizim të ri brenda shtetit maqedonas.

Pavarësisht kësaj, zëra brenda komunitetit shqiptar në Maqedoninë fqinje thonë se shqiptarët duhet të bashkohen dhe të forcojnë unitetin brenda tyre para se të ndërmarrin hapa për ndryshimin e shtetit të tërësi.

Komento
Etiketimet
Shperndaje