Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hashim Thaçi: Papa Françesku do të vizitojë Kosovën

Hashim Thaçi: Papa Françesku do të vizitojë Kosovën
September 05
11:34 2016

Paraditen e djeshme, përpos meshës speciale për shenjtërimin e Nënë Terezës, Papa Françesku ka pritur edhe zyrtarë të lartë të trojeve shqiptare për një bisedë. Një prej tyre ka qenë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, presidenti Thaçi ka lajmëruar të gjithë bashkëqytetarët e tij se në bisedën me Papën, ky i fundit i ka premtuar një vizitë në Kosovë, si dhe ka treguar se së bashku kanë reflektuar mbi pozicionin e Kosovës në paqen e Ballkanit.

“Dje pata audiencë private me Papa Françeskun, me të cilin përsëri reflektuam për rolin e Kosovës për paqe në Ballkan dhe rolin e Shën Terezës për paqe në botë. Ati i Shenjtë më njoftoi edhe për planet e tij për të vizituar Kosovën dhe për njohjen e realitetit në Ballkan”, – ka shkruar presidenti Thaçi, duke shtuar:

“Si president i vendit dhe i popullit të Shën Terezës ndihem pafundësisht krenar”. /Blitz.al/

 

Shperndaje