Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hashim Thaçi: Asnjë kosovar në konfliktin sirian në 6 muajt e fundit

Hashim Thaçi: Asnjë kosovar në konfliktin sirian në 6 muajt e fundit
May 06
12:14 2016

Kosova është targetuar si një nga vendet kryesore që po dërgon luftëtarë në konfliktin sirian, ku shumë prej tyre bashkohen në radhët e ushtrisë së Shtetit Islamik.  Presidenti Thaçi në një takim me përfaqësues gjermanë për politikën e jashtme, ka deklaruar se në këtë 6-mujor, asnjë kosovar nuk është larguar për t’iu bashkuar luftës.

Gjithashtu ,në të njëjtin takim,  Thaçi ka folur edhe për nisjen e negociatave për liberalizimin e vizave për Kosovën, anëtarësimin e shumëpritur të skuadrës kosovare në UEFA dhe sigurisht pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike, që janë progres për vendin.

Ai së fundmi ka deklaruar se Kosova ka ligjet e duhura si dhe komponentët ushtarakë për t’u bërë pjesë e NATO-s.

Shperndaje