Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Greqi, shoqërohen në polici shoferët e Ministrisë së Jashtme Shqiptare

Greqi, shoqërohen në polici shoferët e Ministrisë së Jashtme Shqiptare
November 14
16:16 2016

Vijojnë problemet në rang diplomatik mes Shqipërisë e Greqisë. Lajmi i fundit që vjen nga Janina është shoqërimi në polici i dy shoferëve të Ministrisë së Jashtme Shqiptare, pasi ishin duke transportuar në makinën e tyre libra e abetare në shqip me hartën e Shqipërisë së madhe në to. Raportohet se abetaret kanë qenë pa fletët e shoqërimit përkatëse.

Ata janë marrë në policinë e këtij qyteti për t’u pyetur lidhur me materialet që kishin ne makinat e tyre. Ndërkohë presim zhvillime të reja e reagim të Ministrisë sonë të Jashtme lidhur me incidentin.

Tashmë të dy shoferët do të dalin para gjykatës me akuzën e shpërndarjes së materialeve propagandistike.

Incidenti i radhës vjen në një periudhë të “nxehtë” në raportet mes dy vendeve, pas deklaratave për Himarën, problemet në kufi me emigrantët e deklarata të tjera të papërshtatshme në nivel zyrtar. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje