Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Energy Charter”, Rama: Krenarë për arritjet në këtë moment shumë deciziv

“Energy Charter”, Rama: Krenarë për arritjet në këtë moment shumë deciziv
July 13
10:27 2016

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në takimin e katërt të vendeve të “Energy Charter”, ku vuri theksin te potencialet e zhvillimit në sektorin energjetik. Ai vlerësoi aksionin kundër informalitetit në kuadër të të cilit u arrit firmosja e 350 mijë kontratave të reja konsumatorë-OSHEE.

“Sot kemi një qendër fantastike të kontrollit dhe menaxhimit të sistemit të transmetimit. Ky takim këtu na bën me të vërtetë krenarë dhe vjen në një moment shumë deciziv, kur një krizë komplekse gjeopolitike po vë në rrezik sigurinë e energjisë dhe po kërcënon me krijimin e pasojave afatgjata në fushën e sigurisë për Europën dhe vendet e Mesdheut”,- është shprehur Rama.

Sa i takon linjës së internjeksionit me Kosovën, kreu i qeverisë u shpreh se kjo linjë është shembull i potencialit në lidhje me bashkëpunimin rajonal. Rama theksoi se gazsjellësi TAP do të rrisë shifrat dhe sasinë e gazit në tregun energjetik europian. “Për ne thelbësor është bashkëpunimi rajonal. Procesi i ndërveprimit midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor ka krijuar një horizont tërësisht të ri për të ecur përpara në drejtim të këtij bashkëpunimi rajonal. Bashkëpunimi ne energji është një nga shtyllat kryesore të këtij procesi”, – theksoi kryeministri.

Etiketimet
Shperndaje