Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ditë historike për Kosovën, pas 16 vitesh nis bashkimi i Mitrovicës

Ditë historike për Kosovën, pas 16 vitesh nis bashkimi i Mitrovicës
August 14
10:07 2016

Pas gjashtëmbëdhjetë vitesh nga përfundimi i luftës së Kosovës, po fillojnë punimet për lirimin e urës së Mitrovicës.

Nëpërmjet marrëveshjes së kohëve të fundit midis ministres për Dialog, Edita Tahiri dhe kryenegociatorit Marko Djuric është arritur dakordësia për implementimin e projektit të urës së Mitrovicës, që do të fillojë sot, më 14 gusht 2016.

Në njoftimin e BE-së thuhet se rivitalizimi i urës do të bëhet me një investim prej 1.2 milionë eurosh dhe do të lehtësojë komunikimin midis njerëzve nga Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut dhe më tej. Kjo urë do të kthehet në simbol të normalizimit të marrëdhënieve të nacionaliteteve në Kosovë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje