Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çelet në Durrës forumi Shqipëri-Serbi, Hoffmann: Stabilizimi i rajonit, në interest të BE

Çelet në Durrës forumi Shqipëri-Serbi, Hoffmann: Stabilizimi i rajonit, në interest të BE
May 06
16:56 2016

Në qytetin e Durrësit është çelur sot forumi Shqipëri-Serbi, aktivitet ku ka qenë i pranishëm edhe ambasadori gjerman Helmut Hoffmann. Në fjalën e tij gjatë këtij aktiviteti, ai theksoi se stabilizimi i rajonit është në interes të Bashkimit Europian.

Hoffmann u ndal edhe tek reforma në drejtësi, për të cilën tha se mbeten me rëndësi negociatat për integrimin në Bashkimin Europian. Ambasadori gjerman i cilësoi si të vështira marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Autoritetet më garantuan se reforma do miratohet. Mirëpresim procesin e normalizimit të Kosovës”, tha Hoffmann.

Nga ana tjetër, kreu i Kuvendit Ilir Meta, gjithashtu i pranishëm në aktivitet, vlerësoi forumin Shqipëri-Serbi si një faqe të re të marrëdhënieve me Serbinë. “Shqipëria i hoqi vizat me Serbinë, ndërsa Serbia ende jo”, u shpreh ai.

Etiketimet
Shperndaje