Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Behgjet Pacolli: Unë President, do i siguroja Kosovës 180 njohje

Behgjet Pacolli: Unë President, do i siguroja Kosovës 180 njohje
May 15
16:05 2016

Sipas kreut të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, nëse ai do të ishte President, Kosova do i kishte siguruar 180 njohje. Këtë deklaratë të tij, e bën të ditur AKR në një njoftim për media, ku shprehet se lideri i partisë ka vizituar rininë dhe bizneset e Gjilanit. Konkretisht, ai tha se në çështjen e njohjes ndërkombëtare, vendi ka 112 njohje de facto, por nëse do ta vazhdonte ai mandatin si President i Kosovës, vendi do i kishte siguruar 180 njohje.

Pacolli së bashku me bizneset në Gjilan ngritën shqetësimin për taksat e larta me të cilat përballen prodhuesit vendorë, krahasuar me prodhuesit që importojnë mallra në Kosovë. Ai shprehu shqetësimin edhe për fillimin e zbatimit të MSA-së për Kosovën që do të dëmtojë bizneset vendase, të cilat nuk janë në gjendje për të bërë konkurrencë me kompanitë e vendeve të BE-së.

“Në këtë gjendje në të cilën ndodhet Kosova, asnjë investitor i huaj nuk do ia mësyjë Kosovës, kur ka alternativa më të mira dhe më të sigurta për të bërë biznes nëpër rajon dhe botë”, u shpreh Pacolli.

Komento
Etiketimet
Shperndaje