Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Autostradat në Kosovë së shpejti me pagesë, Zëvendësministri i Infrastrukturës flet për planet dhe tarifat…

Autostradat në Kosovë së shpejti me pagesë, Zëvendësministri i Infrastrukturës flet për planet dhe tarifat…
September 18
14:27 2018

Që prej ditës së djeshme është vënë në zbatim pagesa për “Rrugën e Kombit”. Në të njëjtën kohë, zëvendësministri i infrastrukturës në Kosovë ka folur për radion “Evropa e Lirë”, duke thënë se një pagesë e tillë po mendohet dhe për autostradat në Kosovë.

“Në vitin 2019 do të hyjmë në procesin e studimit të fizibilitetit dhe do të presim një vit ose dy që të përgatitemi, të marrim opinione, debatet me qytetarë, me organizatat joqeveritare dhe të vendosim një taksë. Por, taksa e Kosovës do të jetë shumë herë më e ulët se ajo e Rrugës së Kombit’” – ka thënë ai.

Kjo është menduar për 2 autostradat e vendit “Ibrahim Rugova” që lidh Kosovën me Shqipërinë dhe “Arbën Xhaferi”, e cila e lidh me Shkupin.

Taksat më të ulëta mendohet ta bëjnë më të lehtë procesin, ndërkohë që për “Rugën e Kombit” ato variojnë nga 5 në 23 euro. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje