Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Anëtarësimi në FIFA, Thaçi: Europa është e vogël për talentet tona të mëdha

Anëtarësimi në FIFA, Thaçi: Europa është e vogël për talentet tona të mëdha
May 14
12:19 2016

Kosova është anëtarja e 210-të me të drejta të plota në FIFA. Kosova ka marrë 141 vota pro dhe është pranuar përfundimisht si pjesë e FIFA-s. Me këtë anëtarësim, Kosova ka të drejtë të luajë për ndeshjet kualifikuese për kampionatin botëror “Rusi 2018”.

Hashim Thaçi, presidenti  i Kosovës, ka uruar qytetarët kosovarë për këtë arritje, me anë të një statusi në Facebook.

“Europa është shumë e vogël për talentet tanë të mëdha”,-ka shkruar Thaçi.

“Anëtarësimi në FIFA përfundimisht krijon një terren të ri për promovimin e futbollit kosovar në garat botërore. Gjatë izolimit 25-vjeçar, ne u kemi dhënë shumë talente kombëtareve dhe ekipeve botërore. Nga sot, ata e kanë vendin në kombëtaren e Kosovës.

Jam mirënjohës për të gjithë ata që punuan për anëtarësimin e Kosovës në FIFA.

Ishte një rrugëtim i gjatë i ndërkombëtarizimit të sportit kosovar. E filluam me pingpong dhe e përfunduam sot në FIFA.

Të bashkuar duhet të luftojmë për betejën e radhës, për fitoren e radhës, për ditën historike të radhës për Kosovës. Gëzuar! HTH”.

Gjithashtu, edhe kryeministri Isa Mustafa është shprehur optimist duke thënë se Kosova është gati për t’u bërë anëtare e çdo organizmi europian apo botëror.

Shperndaje