Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse gratë me arsim të lartë në Shqipëri po abortojnë më shpesh?

Pse gratë me arsim të lartë në Shqipëri po abortojnë më shpesh?
June 24
15:21 2019

Numri i lindjeve është në rënie, e ndërkohë statistikat e reja tregojnë që në vitin 2018, numri i aborteve ka shënuar rritje për herë të parë pas 4 vitesh.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i aborteve në 2017 ishte 5279, ndërsa në 2018 shkoi në 5532. Të dhënat e tabelës së mëposhtme tregojnë se që nga viti 2014 kur u regjistruan 5892 aborte, numri i tyre ka qenë në rënie.

Ajo që vihet re është se është rritur numri i ndërprerjeve të shtatzënisë nga gratë me arsim të lartë, të cilat përbënin çerekun e aborteve në 2014. Sipas ekspertëve, rënia e numrit të lindjeve, rritja e aborteve sidomos te gratë me arsim të lartë, është një tregues që vajzat dhe gratë po shohin si prioritet karrierën. Rreth 39.2% e grave që kryeson ndërprerjen e shtatzënisë në vitin 2018, ishin me arsim fillor, dhe rreth 31% e tyre me arsim të mesëm.

Popullsia shqiptare po shkon drejt plakjes./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje