Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Prestigjiozja britanike “The Independent”: Tirana në krye të listës së qyteteve që duhet të vizitoni

Prestigjiozja britanike “The Independent”: Tirana në krye të listës së qyteteve që duhet të vizitoni
March 14
19:42 2019

“Prit, je në Toronto? Mendova se the që do shkoje në Europë.” Kolegu im ishte konfuz, dhe theksi im amerikan nuk ndihmon në këto raste. “Jo, jo Toronto. Tirana. Kryeqyteti i Shqipërisë.”- i thashë duke u munduar të theksoj bashkëtingëlloret.

Pse Shqipërinë? A nuk është e rrezikshme? A kanë rrugë? Surprizohem që kanë një internet të mirë.

E drejtë.

Në fakt, nuk dija shumë për Shqipërinë përpara udhëtimit tim të parë në Tiranë, verën e 2018. Dhe do e pranoj që kisha formuar një mendim negativ për zonën pa pasur ndonjë bazë reale. Pa ditur asgjë për vendin dhe njerëzit, e imagjinoja Shqipërinë si një vend i rrezikshëm me infrastrukturë të dobët dhe krime të shumta.

Historia e Shqipërisë është komplekse dhe e mbushur me pushtime, luftëra, izolim, tension me fqinjët dhe një diktator për të shtypur. Një rrjedhë ngjarjesh të pafata, që nga pushtimi osman 500 vjeçar dhe 4 dekadat e diktaturës komuniste, deri te konfliktet e 1997, nuk i kanë dhënë mundësinë Shqipërisë të përparojë në epokën moderne. Fatkeqësisht, shumë shtete në Ballkan kanë të njëjtën histori.

Dhe thënë kjo, me turpërim dhe gëzim, ishte mendimi më i gabuar që kam pasur për një vend. Ushqimi është i mrekullueshëm dhe i lirë. Qendra e qytetit është e gjallë, e ngrohtë dhe plot me jetë natë. Plus, moti është fantastik. Si një “nomad digjital”, që qëndron shpesh në vende për tre ose më shumë muaj, zyrtarisht e kam shtuar Tiranën në listën e qyteteve më të mira.

Një ndër transformimet më të dukshme është në zonën e Bllokut. Është e vogël dhe mund ta përshkosh në këmbë në më pak se 10 minuta. Gjithsesi një kulturë energjike është rritur dhe përhapur dhe në lagjet përreth. Sot, kafe, bare dhe restorante, gjithashtu dhe dyqane, gjenden në rresht buzë rrugës në çdo drejtim. Është sikur të kesh të gjithë ushqimet dhe baret e Bristolit në një sipërfaqe sa ajo e parkut Regent. Në rregull, mund te kesh opsione më të mira ushqimi në Bristol apo Londër, por Blloku po përmirësohet aq shumë me shpejtësi marramendëse

Unë jetoj dhe punoj në Bllok, dhe kështu rutina ime e mëngjesit përfshin të ulem në tarracën e ndricuar nga dielli të një lokali, vendi im i preferuar për mëngjesin. Pas pune, marr një hamburger ose shkoj në një piceri me picat më të mira të stilit italian që kam provuar ndonjëherë. Të preferuar kam dhe vendin ku mund të konsumoj pjata me ushqime deti të freskëta. Më pas, mund të shkojmë në një bar për një kokteil.

Shërbimi shqiptar është i vështirë për t’u konkurruar. Shqiptarët kanë një shprehje që thotë: “Shtëpia e një shqiptari i përket Zotit dhe mikut”- për ta të refuzosh një vizitor apo t’i trajtosh keq është e papranueshme. Kjo duket në mënyrën si i trajtojnë klientët.

Kafenetë, baret dhe restorantet nuk mjaftojnë për të transformuar një qyetet: Tirana ka pasur investime të mëdha dhe në projektet e infrastrukturës publike. Një shembull parësor është ritransformimi i sheshit kryesor, sheshit Skënderbej, që më parë kishte një rrethrrotullim të madh përreth një parku të gjelbëruar dhe statujës së heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, pas të cilit është emëruar dhe sheshi. Nuk kishte ndonjë gjë të madhe për të parë.

Por sot, është kthyer në një hapësirë publike të gjallë. I tejmbushur dhe i zgjeruar me mijëra gurë të shtruar të mrekullueshëm, ndriçim “elegant” dhe pemë “të shijshme”, është një vend tërheqës për t’u mbledhur për evente, si për shembull ai i “2018 World Cup”, që tërhoqi mijëra fansa për të parë çdo ndeshje.

E gjithë kjo nuk është për të thënë që Shqipëria është një destinacion turistik i rafinuar. Në fakt, vendi ka nevojë për shumë përmirësime në infrastrukturë që të jetë i aksesueshëm plotësisht nga turistët.

Gjithsesi, është pikërisht kjo që tërheq më shumë se 30 mijë turistë aventurierë çdo vit, të eksplorojnë kanionet e theksuara dhe ujëvarat sublime. Një fushatë turizmi e bërë së fundmi, “Be taken by Albania” e thekson këtë cilësi, duke e deklaruar Shqipërinë si “the last defender of the rugged”.(mbrojtësja e fundit e terrenit/natyrës)

Do kishit të drejtë nëse do thonit që Tirana dhe Shqipëria e tërë, ka problemet e saj. Ka korrupsion, njerëzit ngasin makinën si të çmendur. Por cilësitë e vlerësuara i lënë në hije ato negative dhe siç ka thënë D:Ream gjithë këto vite: gjërat mund të bëhen vetëm më mirë.”

Shkruar nga Ryan Chatterton për Independent.co.uk

Përkthyer nga Blitz.al

 

Komento
Shperndaje