Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Presidenti Nishani fal Nazime Vishën

Presidenti Nishani fal Nazime Vishën
March 25
11:40 2016

Historia e Nazime Vishës, edhe pse e dënuar me 10 vite burg, ka prekur opinionin publik dhe shoqërinë civile pasi është kërkuar disa herë falja apo lehtësimi i dënimit të saj.

Përveç kërkesës nga vetë Nazim Visha, është shtuar edhe kërkesa zyrtare për falje e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, drejtuar Presidentit të Republikës.

Pas shqyrtimit, presidentit vlerëson, për shkak edhe të kërkesës së ministit, të falet dënimi i Nazime Vishës. Kësaj të fundit i kanë mbetur edhe 3 vite nga dënimi i përcaktuar, por tashmë, pas firmës së presidentit, ajo është e lirë.

Në shkresën e tij, presidenti Nishani ka përmendur gjithashtu: “Te kërkuesja vlerësova gjithashtu pendimin e thellë, sjelljen e saj si e dënuar, arsyetimin ligjor dhe propozimin e ministrit të Drejtësisë, si dhe çdo rrethanë tjetër të veçantë që justifikon faljen…”

Shperndaje