Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zgjedhjet në UT, Rama: Asnjë kandidat nga PS. Nikolla: Ngjarje e shëmtuar

Zgjedhjet në UT, Rama: Asnjë kandidat nga PS. Nikolla: Ngjarje e shëmtuar
April 19
13:25 2016

Gjatë përurimit të pjesës së re të korpusit qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës, kryeministri Edi Rama foli ndër të tjera edhe për qëndrimin e qeverisë për zgjedhjet në univeristet. Kryeministri tha se ai, Qeveria dhe PS nuk kanë ndërhyrë në asnjë moment në këtë proces.

“Si asnjëherë më parë në proces, deri tre ditë më parë, ankimimet kanë qenë 0, dhe procesi sipas të gjitha informacioneve ka ecur normalisht. Qeveria dhe partia më e madhe e koalicionit nuk ka ndërhyrë në asnjë moment, dhe nuk kanë vënë gishtin për të drejtuar votën, për të orientuar, apo influencuar votën mbi një kandidat. Dhe unë dua të konfirmoj këtu në këtë ditë heshtje për kandidatët por jo për mua, nuk ka kandidat të PS në asnjë nga garat që zhvillohen në të gjithë rruzullin e botës universitare nesër. Janë kandidatë të universiteti, që përfaqësojnë vetveten, një karrierë, aftësitë e meritat e tyre, dhe të gjithë janë të barabartë për ne”, deklaroi kreu i Qeverisë.

Lidhur me këtë çështje reagoi edhe Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila vlerësoi procesin e zgjedhjeve si të parin ku qeveria dhe politika nuk ndërhynë. Duke e cilësuar çështjen e kërcënimit të kandidatit për rektor Mynyr Koni, si një ngjarje e shëmtuar, ministrja theksoi se falë ndërhyrjes së Qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme, u vendos drejtësia për ata që cënuan autoritetet e sistemit arsimor.

Komento