Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zgjedhjet brenda PDIU-së, Shpëtim Idrizi: Konfirmohet se jemi partia e së ardhmes

Zgjedhjet brenda PDIU-së, Shpëtim Idrizi: Konfirmohet se jemi partia e së ardhmes
May 22
12:19 2016

Kryetari i rikonfirmuar i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka fituar sërish këtë post me 72.4 % të votave të anëtarëve të partisë.

Në një deklaratë, ai i fundit e ka cilësuar procesin e votimeve brenda në parti, si dëshmi të fortë se kjo forcë politike do të jetë edhe më e fuqishme në të ardhmen.

“Bashkimi kombëtar do të jetë ylli ynë polar. Zgjidhja e çështjes çame është objektivi ynë. Dje isha dëshmitar i një qëllimi të përbashkët për të ecur përpara. Ne dje konfirmuam se jemi partia e vërtetë kombëtare”, – ka thënë ndër të tjera Idrizi.

Shperndaje