Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Zgjedhja e Elisa Spiropalit zhgënjen anëtarët e PS-së

April 25
18:49 2016

Elisa Spiropali është një figurë e njohur e Partisë Socialiste. Karriera e saj politike nisi me aktivizimin në FRESSH, ku për një kohë mbajti dhe pozicionin e kryetares. Pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 2013-s, Spiropalit u largua nga ky post pasi mori detyrën e drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave. Pas pak kohësh, kur Spiropali pritej të bëhej nënë, ajo dha dorëheqjen edhe nga kjo detyrë. Momentalisht ajo është anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Së fundmi, në zgjedhjet e Asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Rama propozoi Elisa Spiropalin për postin e sekretares së Rinisë. Ky propozim u përkthye në 243 vota pro nga votimet e anëtarëve.

Mirëpo zëra brenda PS-së thonë se zgjedhja e Elisës nga një propozim direkt i kryetarit Rama ka ngjallur jo pak debate dhe pakënaqësi tek anëtarët e tjerë të partisë. Diçka tjetër që i ngacmon anëtarët socialistë është fakti se, pavarësisht mospëlqimeve të shprehura ndaj njëri-tjetrit, fakti që propozimi ka qenë direkt nga Rama ka bërë që asnjë reagim kundër të mos përkthehet me votë, duke i dhënë kështu Spiropalit postin e sekretares së Rinisë. Një frymë disi “komuniste” ka bërë që anëtarët të humbin edhe besimin për të tilla zgjedhje.

Nga ana tjetër, për të vërtetuar disi këta zëra, Blitz.al i ka hedhur një sy profilit të Elisa Spiropalit në Facebook, ku duket se nuk ka ndonjë entuziazëm për zgjedhjen e saj. Në postimin që Spiropali ka bërë për detyrën e saj të re, ka vetëm disa urime nga militantë apo përkrahës të PS-së, por asnjë nga emrat e njohur brenda Partisë Socialiste.

A ka diçka tek Elisa Spiropali që i bën disa prej anëtarëve të PS-së të mos kenë besim tek ajo, apo është thjesht “diktimi” i votës që i ngacmon ata? Kjo mbetet për t’u parë pasi Spiropali të ketë filluar detyrën e saj të re.

 

Elisa Spiropali - Facebook

Elisa Spiropali - Facebook
Picture 1 of 1

Komento
Etiketimet
Shperndaje