Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vrasja e policit të FNSH-së, reagon kryeministri Rama

Vrasja e policit të FNSH-së, reagon kryeministri Rama
September 03
13:15 2016

Për vrasjen e policit Ardian Kodra ka reaguar edhe kryeministri Rama me anë të një statusi në llogarinë e tij në Facebook.

Bashkangjitur fotos së efektivit të ndjerë, kryeministri Rama ka shkruar: “Ardian Kodra, efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, ra në krye të detyrës! Një tjetër shërbëtor i shtetit i mungon sot familjes, miqve, kolegëve, njerëzve të këtij vendi. Me respektin më të thellë lutemi që të prehet në paqe, duke u shprehur ngushëllimet më të ndjera gruas, djemve, nënës, motrave, vëllezërve dhe gjithë rrethit të tij familjar e shoqëror”.

Ky status i kryeministrit ka marrë një sërë pëlqimesh dhe qytetarët që e ndjekin në Facebook nuk kanë nguruar të shprehin ngushëllimet e tyre për efektivin që ndërroi jetë. /Blitz.al/

Edi Rama - Facebook

Komento
Shperndaje