Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(VIDEO) Ilir Meta “e djeg” për ditëlindjen e Monikës, festë me LRI-në

(VIDEO) Ilir Meta “e djeg” për ditëlindjen e Monikës, festë me LRI-në
April 10
10:01 2017

Ilir Metën rrallë e keni parë kaq në qejf. Në ditëlindjen e 43-të të bashkëshortes nuk është përmbajtur, por ka hequr kostumin e politikanit standard dhe me një gotë birrë në dorë ka shijuar orët e jetës së natës, në një nga lokalet e Tiranës.

Gjithashtu ai është filmuar ndërsa ka qenë duke tymosur një cigare.

Të ftuar në ditëlindjen e Monika Kryemadhit kanë qenë miq dhe gazetarë të çiftit, ndërsa atmosferën e nxehën të rinjtë e LRI-së me thirrjet për Ilir Metën.

Ndërsa fiku qiririn e vetëm të tortës, Monika Kryemadhi shprehu vetëm një dëshirë. Në prag zgjedhjesh nuk kishte si të ishte vetëm ajo: LSI, forcë e parë.

Pasi ka nxehur gjakrat e të rinjve, ata filluan të thërrasin “Meta kryeministër” por kryetari ua ka bërë disa herë me dorë të mos e vazhdojnë këtë thirrje.

Këto janë disa video të shpërndara nga GSH.al, të regjistruara mbrëmjen e djeshme.

Shperndaje